Aksident i rëndë në Shqipëri, dyshohet për tetë të vdekur NULL NULL 02.04.2024 07:58 02.04.2024 07:58 LAJMI I FUNDIT NË KLANKOSOVA.TV - FOTO ILUSTRIM Tetë person dyshohet të kenë vdekur si pasojë i një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martes. Siç raporton Abcnews.al, aksidenti ka ndodhur në rrugën Këlcyrë-Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar, transmeton Klankosova.tv Automjeti i tipit Mercedes Benz, ka dalur nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Vjosa. Raportohet se shtatë viktima janë shtetas të huaj, ndërkaq shoferi i automjetit, nga Shkodra. Në vendin e ngjarjes ka dalur policia dhe Prokurori, që po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. Gjithashtu në vendin e ngjarjes ndodhen Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik, si dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë/ Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Themelorja konfirmon aktakuzën e PSRK-së ndaj Ilir Abdullahut, i akuzuar për vrasjen e Triumf Rizës 45 minuta më parë