Aksident i rëndë në Bulqizë, dy të vdekur NULL NULL 23.07.2025 15:10 23.07.2025 15:10 Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Bulqizë të Shqipërisë me pasojë dy viktima. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15, në vendin e quajtur “Antena”, në Qafë-Buall Bulqizë, ku një automjet tip “Nisan”, ka dalë nga rruga. Si pasojë e këtij aksidenti, kanë humbur jetën shtetasit B.Gj., dhe D.Gj, si dhe ka mbetur i dëmtuar dhe po transportohet në spital për ndihmë mjekësore shtetasi A.Gj, raporton Tch, transmeton Klankosova.tv. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.