Akil Gjakova mposht xhudistin rus, kalon në rrethin e tretë në Mastersin e Doha-s NULL NULL 12.01.2021 11:28 12.01.2021 11:28 Akil Gjakova ka kaluar në rrethin e tretë të Mastersit të Dohas, pas fitores kundër xhudistit rus Denis Iartcev. Xhudisti kosovar ka mbetur në garë për medalje në kategorinë deri në 73 kilogramë në Mastersin e Dohas në Katar. Pas një lufte të barabartë pothuajse tërë kohën, 25-vjeçari nga Peja e zuri përfundi rusin dhe e shtrëngoi në qafë duke mos e lëshuar derisa në rënien e gongut. Kjo ia siguroi atiij triumfin dhe kalimin në rrethin e tretë, ku përballë do ta ketë xhudistin nga Kazakistani Zhansay Smagulov. Më herët në rrethin e parë, kosovari e mposhti Somon Makhmadbekovin.