Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ahmeti për Grubin: Nëse vërtetohet fajësia, tërhiqet nga të gjitha organet e partisë

NULL NULL
11.12.2024 14:14
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka folur në lidhje me Artan Grubin, i cili u fut në listën e sanksioneve të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Ahmeti u shpreh se Grubi ka të drejtë ankimimi dhe se partia nuk e largon nga radhët e saj, porse vet Grubi do të tërhiqet.

“Unë mendoj që z.Grubi është i përgjegjshëm dhe i ndërgjegjshëm. Nuk ka nevojë ta largojë partia, Grubi sigurisht se do të tërhiqet vet nga të gjitha funksionet e partisë”.

“Tash, Grubi ka qenë anëtar i BDI-së, ka qenë personalitet që ka drejtuar katër vite qeverinë e RMV-së. Sigurisht që vendimet që dalin nga platforma, nga programi elektoral i BDI-së, detyrim ka çdo anëtarë pavarësisht se në cilin funksion ndodhet. A në nivel të lartë a në nivele dytësore, ka përgjegjësi realizimin e platformës dhe të programit”, deklaroi Ali Ahmeti, raporton Alsat-m, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme