Ahmeti komenton mungesën e Lëvizjes Besa në takim me Ramën në Tiranë NULL NULL 10.01.2023 22:12 10.01.2023 22:12 Ali Ahmeti nga partia BDI në Maqedoninë e Veriut, ka folur për Klan Macedonia duke komentuar mospjesëmarrjen e Lëvizjes Besa në takim me kryeministrin Edi Rama në Tiranë. “Mirë do të ishte sikur të ishte. Por secili ka mendimet e veta, autonominë e vet. Se sa është produktiv ai mendim koha do ta dëshmojë”, deklaroi shkurt Ahmeti. I pyetur për tryezën e partive politike shqiptare dhe kërkesën e Lëvizjes Besa të bërë kohë më parë që të mblidhet kjo tryezë, Ahmeti deklaroi se nuk i takon Kasamit dhe partisë së tij për ta thirrur atë, përcjell Klankosova.tv. “Për të thirur diçka të tillë së pari duhet të kesh imunitet. Lëvizja Besa nuk e ka imunitetin e mjaftueshëm për të marrë përgjegjësi e për të thirur tryeza të tilla. Veç asaj radhën për ta thirur tryezën e ka pasur PDSH-ja sepse ka qenë me rrotacion. Ose PDSH ose ASH, njëra nga këta e ka pasur radhën”, u shpreh Ali Ahmeti për Klan Macedonia.