Afrikani që ngushëlloi gorrillën NULL NULL 20.09.2015 15:00 20.09.2015 15:00 man and gorilla after death Kjo fotografi zemërthyese tregon më se bukuri lidhjen që një njeri mund të ketë me një kafshë. Përveç kësaj përçon mesazhin se edhe kafshët e egra të zonave malore të Afrikës kanë ndjenja. Një endacak i parkut e ka përqafur këtë gorillë të vogël nëna e të cilit ishte vrarë nga gjahtarët kontrabandues. I pastrehu Patrick Karabaranga tregoi dhembshuri për kafshën e cila po ndjehej e dobët pas humbjes së nënës, duke e marrë në krahët e tij, transmeton Klan Kosova. Fotografia është bërë në Parkun Kombëtar Virunga në Republikën Demokratike të Kongos, ku shpyllëzimi ka rezultuar në humbje të rënda të habitatit të kafshëve.