Aeroplani shpërthen në flakë në pistën e aeroportit të Tokios (FOOT) NULL NULL 02.01.2024 11:43 02.01.2024 11:43 Një avion i Japan Airlines që transportonte pasagjerë, shpërtheu në flakë në pistën e aeroportit Haneda të Tokios pas një përplasjeje me një avion të rojës bregdetare. Flakët u panë të dilnin nga dritaret e një avioni, ndërsa zjarri u përhap shpejt. Të gjithë 379 pasagjerët dhe ekuipazhi në bordin e fluturimit 516 të Japan Airlines u evakuuan, sipas linjës ajrore, e cila është përshkruar si një “mrekulli” nga një ish-pilot, raporton SKynews, transmeton Klan kosova. Megjithatë, pesë nga gjashtë personat në bordin e avionit të rojës bregdetare që u përplas me avionin e pasagjerëve janë të zhdukur. Raportohet se kapiteni i ka shpëtuar përplasjes.