Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aero Fest 2026 mbledh pjesëmarrës nga Kosova dhe rajoni, promovohet turizmi ajror (VIDEO)

NULL NULL
25.07.2026 12:51

Gazetarja Diellza Berisha ka raportuar nga direkt nga Shtimja për Aero Fest 2026, aktivitetin që ka mbledhur një numër të madh pjesëmarrësish dhe vizitorësh.

Në festival po marrin pjesë pilotë nga rajoni dhe vende të ndryshme të botës, ndërsa organizatorët synojnë promovimin e sporteve ajrore dhe turizmit aventuror në Kosovë.

Organizatori i festivalit, Fanol Shala, tha për Klan Kosova se, pavarësisht se informimi për aktivitetin nuk ka qenë në nivelin e duhur, pjesëmarrja ka nisur të rritet.

“Fatkeqësisht informimi s’ka qenë i duhur, por pjesëmarrja ka filluar të rritet edhe nga jashtë Kosovës. Jemi të kënaqur që po zhvillohet në përmasat që ne e kemi paraparë. Presim 100 deri në 200 pjesëmarrës brenda ditës”, tha Shala.

Aero Fest 2026 do të vazhdojë edhe nesër me aktivitete të tjera për adhuruesit e sporteve ajrore. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme