Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ademi: Të gjithë jemi për fitore, por futbollit nuk i dihet

NULL NULL
04.09.2024 15:22
Agim Ademi
Agim Ademi, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës. Foto: Arkiv

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur për ndeshjen e 6 shtatorit ku në “Fadil Vokrri”, “Dardanët” do ta zhvillojnë ndeshjen kundër Rumanisë, në kuadër të Nations League.

Ademi tha se “të gjithë janë për fitore”.

“Ne të gjithë jemi për fitore, por futboll.. si dihet. Uroj që të fitojmë”, tha Ademi në videon e publikuar nga Indeksonline transmeton Klankosova.tv

Sot kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore, në “Fadil Vokrri”, para ndeshjes kundër rumunëve.

Pas ndeshjes të së premtes, Kosova do të ballafaqohet me Qipron.

“Dardanët” më 9 shtator do të luajnë si mysafir.

 

lajme të ngjashme