Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ademi i dhuron Krasniqit fanellën e Kosovës dhe simbolin e Prishtinës

NULL NULL
22.05.2023 12:42

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka pritur sot në takim boksierin kosovar Robin Haxhi Krasniqi.

Gjatë këtij takimi ata diskutuan kryesisht rreth meçit për mbrojtjen e titullit kampion, të cilin Krasniqi do ta zhvillojë në stadiumin “Fadil Vokrri” me datën 5 gusht, transmeton Klankosova.tv.

“Ai falënderoi presidentin Ademi për mbështetjen e dhënë, duke mundësuar që mbrojtja e titullit kampion të bëhet në një ambient ku i jep mundësi një numri të madh të adhuruesve të jenë prezent”, thuhet në njoftimin  e lëshuar nga kjo fedederatë.

“Përtej boksit, Haxhi Krasniqi përshëndeti punën e mirë që po bëhet në futbollin kosovar dhe përgëzoi presidentin Ademi që fal korrektësisë dhe përkushtimit, futbollistët kosovarë nëpër Evropë ti bashkohen Kosovës dhe të punojnë drejt suksesit”.

Nga ana tjetër i pari i FFK-së e falënderoi Krasniqin për vizitën dhe për vendimin që Kosova të jetë vendi ku ai do të zhvillojë një meç boksi me kaq rëndësi, derisa i ofroi përkrahjen e tij.

Ademi e nderoi Krasniqin  me fanellën e Kosovës si dhe simbolin e Prishtinës “Hyjneshën në Fron”.

lajme të ngjashme