Abuzonte prej 4 vjetësh një të mitur, shpallet në kërkim 44-vjeçari NULL NULL 07.11.2024 09:08 07.11.2024 09:08 Një rast i rëndë abuzimi është zbuluar në Sheqeras të Maliqit, ku 44-vjeçari Edison Sheme prej 4 vjetësh abuzonte me një 12-vjeçare e cila sot është në moshën 16-vjeç. Sipas informacioneve, autori është shpallur në kërkim. Ka qenë e mitura që ka denoncuar në prani të prindërve abuzimin që bënte autori, i cili ishte mik i babait të saj dhe kishin hyrje-dalje familjare. Prej 4 vjetësh ai abuzonte dhe i bënte presion të miturës për të mos treguar asgjë. Marrëdhëniet e njëpasnjëshme kanë ndodhur në një magazinë në pronësi të autorit, ku dyshohet të ketë dhe kamera sigurie prej ku do merren filmime nga serveri. Policia ka shpallur në kërkim autorin e identifikuar si Edison Sheme. /euronews