Abdullah Zeneli refuzon çmimin për poezi (VIDEO) NULL NULL 17.03.2017 20:29 17.03.2017 20:29 Ministria e Kulturës tek këtë të premte i ka ndarë çmimet e letërsisë, “Azem Shkreli”, që ishin paraparë të jepen më 17 shkurt, në ditën e pavarësisë së Kosovës. Shkrimtari Eqrem Basha mori çmimin për Vepër Jetësore. Çmimin për Kritikë/Ese “Ibrahim Rugova” e mori Gëzim Aliu, e atë për Prozë “Anton Pashku”, Majlinda Bregasi, për përkthim, “Pjetër Bogdanin” e mori Arben Atashi, e për veprën për fëmijë “Vehbi Kikaj” Fatmire Duraku. Ndërsa për poezi u nderuan Demë Topalli e Abdullah Zeneli. Mirëpo ky i fundin nuk mori pjesë në ceremoni. Zeneli ka thënë se madje as nuk u ftua në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, dhe shton se shumica e laureatëve që u nderuan kësaj radhe, nuk janë meritor. Kronikë nga Artiana Matoshi