Abdixhiku sot mbledh kryesinë e partisë, diskutohet rezultati i zgjedhjeve NULL NULL 10.03.2025 07:32 10.03.2025 07:32 Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot ta do ta mbledhë kryesinë e kësaj partie. Me anëtarët e kryesisë, Abdixhiku do të diskutojë rreth rezultatit që ka arritur LDK në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Pos kësaj, aty do të diskutohen edhe tema tjera me rëndësi, në mes tjerash edhe drejtimi që do të marrë kjo parti pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja. Kjo mbledhje pritet të nisë nga ora 14:00 dhe mbahet në selinë qendrore të këtij subjekti politik.