AA Kerasan Prishtina kampione e Kosovës NULL NULL nga Jon Ajeti 12.06.2021 14:45 nga Jon Ajeti 12.06.2021 14:45 Klubi i basketbollit AA Kerasan Prishtina është shpallur kampione e Kosovës për edicionin 2020/21 në Superligën U16 për vajza, pasi në ndeshjen e tretë finale të luajtur në kryeqytet ka triumfuar ndaj skuadrës prizrenase Junior 06. Seria e kësaj përballje ishte shumë interesante, njofton Klan Kosova. Fillimisht Junior 06 fitoi ne Prishtinë, kurse skuadra AA Kerasan Prishtina u revanshua në Prizren. Ndeshja finale ku përcaktohej kampioni u zhvillua të premten dhe përfundoi me rezultat 63-57 në të mirë të vajzave nga klubi i kryeqytetit që udhëhiqen nga trajnerja Artina Hasani. Basketbollistët më efikase ishin Olsa Tahiri me 25 pikë, teksa Etna Rexhepi realizoi 20 sosh . Nga pesë pikë për ekipin AA Kerasan Prishtina realizuan edhe Tia Tuhina, Dea Tahiraj dhe Eldina Asimi.