Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

A guxoi deputetja Adriana Matoshi t’i prek krimbat e Xhurim Demes? (VIDEO)

NULL NULL
15.07.2021 17:38

Deputetja e Vetëvendosjes, Adriana Matoshi, të enjten ishte pjesë e lojës “Humbësi fiton” e cila është realizuar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Matoshi e hipur në biçikletën e saj, ishte ndalur që të merrte pjesë në sfidat e Xhurim Demës.

Sfida e parë ishte që të fuste dorën në një kuti me krimba, por që deputetja nga radhët e Vetëvendosjes e refuzoi “Nuk e shti aty dorën”, u shpreh ajo. Një çantë pikniku ishte shpërblimi që do ta fitonte Matoshi nëse do të fitonte, por ajo rrëmbeu dhuratën pas pesë lojërash të tjera ndonëse asnjërën nuk ia doli ta fitonte.

“Ama çantën, për lojtë që i lujta… Publik i nderum boll që m’keni pa në TV”, ishte arsyetimi i aktores, e cila shpejt e shpejt vendosi çantën në krah dhe iku me biçikletën e saj.

 

lajme të ngjashme