A është gjetur sekreti i lumturisë? NULL NULL 10.06.2015 11:16 10.06.2015 11:16 Harrojeni punën, luksin apo paratë! Nuk janë ato sekreti i të qenit të lumtur por gjëra të tjera edhe më të thjeshta. Klinika “Mayo” në Minesota të SHBA-ve ka krijuar një libër xhepi me instruksione të thjeshta për të qenë i lumtur. Sipas mjekut Amit Sood mjaftojnë katër hapa për të gjetur lumturinë e vërtetë. Ai ka krijuar një program dhjetëjavor dhe siguron se personat që e kanë praktikuar kanë gjetur më në fund qetësinë e nevojshme për të qenë në një gjende të përherëshme lumturie. Ja cilat janë katër hapat drejt lumturisë sips Sood: -Stërvit vëmendjen. Zgjohuni duke qenë mirënjohës për gjërat që keni, dilni në natyrë, shmangni paragjykimet dhe bëhuni të sjellshëm, thotë Sood. -Stërvit emocionet. Kur gjërat nisin të bëhen të vështira, fokusohini te gjërat e mira që po ndodhin në këtë kohë megjithëse duket sikur gjithçka po shkon ters. -Lidhni mendjen me trupin. Këtë mund ta bëni duke lexuar, medituar, stërvitur, duke bërë art, duke u lutur apo duke bërë yoga. -Zgjidh zakone të shëndetshme. Kjo mund të bëhet duke thjeshtuar jetën tuaj, duke u stërvitur dhe duke zgjedhur betejat që ia vlen të bësh.