Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

A duhet mjekët të martohen me mjeke?

NULL NULL
05.04.2016 15:00

Ka disa përfitime të dukshme në formimin e një romance në mes mjekëve dhe kolegeve të tyre mjeke poashtu.

Ndoshta se një doktor e di më mirë situatën profesionale me çfarë mund të ballafaqohet një kolege e tij e punës, përcjellë Klan Kosova.

Që të dy palët e kuptojnë stresin, fajin, privimin në gjumë, pikëllimin apo frikën, ata poashtu kuptojnë edhe dëshirën dhe pasionin për shërimin apo dëshirën për t’u kujdesur për të tjerët.

Prandaj edhe në këto kushte profesionale të tilla përgjegjësia vjen para së gjithash se sa vet marrëdhënia e tyre romantike, përcjellë Klan Kosova.

Edhe pse kjo nuk do të thotë që po të krijoni një lidhje martesore edhe me dikë jasht profesionit të mjekësisë sjell negativitet në jetën tuaj. Nuk duhet anashkaluar rezultatet se më shumë se 50% e mjekëve martohen me dikë jasht fushës së tyre profesionale e që rezultatet e tyre janë shpesh të suksesshme.

Megjithatë prapë se prapë komunikimi në mes profesionistëve shëndetësor është shpesh më i lehtë, përcjellë Klan Kosova. Shkurtimisht mjekësia ka një zhargon kompleks nganjëherë edhe shumë të vështirë për ta kuptuar madje duke përfshirë në këtë listë edhe personat të cilët i takojnë kësaj fushe.

Kjo ngase ekzistojnë ditë që pothuajse me 16 orë pune si një mjek, ndërkohë po të ktheheshit në shtëpi është tejet frustuese për të dhënë llogari dikujt që nuk i takon të njejtës lëmi. Në anën tjetër poashtu një mjek nëse lidh martesë me një kolege të tij në fushën e mjekësisë do të ketë më të lehtë për të shpjeguar  çdo gjë dhe për të u kuptuar e për të bërë edhe më të arritshme mundësinë e profesionalizmit dhe sukseseve në sfidat e karrierës, përcjellë Klan Kosova.

Prandaj është më se e arsyeshme që mjekët duhet martuar mjeket për të arritur gjithnjë një gjuhë të përbashkët për të ndarë përvojat e tyre që të mund të arrijnë një sukses gjithnjë e më të fortë në të gjitha aspektet si në raportet martesore ashtu edhe në fushën e profesionit të mjekësisë.

 

 

lajme të ngjashme