Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

A do të jetë e njëmbëdhjeta e vërteta për Gjilanin sot?

NULL NULL
19.08.2024 16:27
Foto nga arkivi

Gjilani dhe Ballkani ndeshen sot në derbin e javës së dytë të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Gjilanasit janë ambiciozë, por kampionët në fuqi mbeten favoritë edhe kësaj radhe marrë parasysh statistikat e viteve të fundit.

Në dhjetë ndeshjet që e ka pritur në konakun e vet klubin nga Suhareka, Gjilani e ka shënuar vetëm një fitore, teksa Ballkani i ka arritur tri, e në gjashtë herë janë ndarë baras, njofton Klankosova.tv

Ndërkaq, në dhjetë përballjet e fundit në përgjithësi, Ballkani i ka fituar shtatë takime, e tri herë kanë barazuar.

Kësisoj, vendësit do të jenë në kërkim të fitores së parë pas njëmbëdhjetë përballjeve me Xhebrailat.

lajme të ngjashme