Sekretet antike të bukurisë që mund t’i aplikoni edhe sot NULL NULL 08.02.2019 17:00 08.02.2019 17:00 Gratë janë përpjekur të duken bukur qysh nga kohërat e lashta. Më poshtë ju sjellim disa nga sekretet që janë treguar të suksesshme qysh para shumë shekujsh, e në fakt akoma vazhdojnë të jenë shumë të dobishme, transmeton Klan Kosova. Vaji i ullirit Në antikitet, ky produket konsideroht si “ar” dhe në fakt edhe sot përdoret në shumë kremëra të flokëve dhe fytyrës, ashtu si edhe në shampo dhe balsame. Banjot e gjata Gratë në Romën antike kanë kaluar shumë kohë në vaska, duke shfrytëzuar kohën edhe për muhabete mes tyre. Masazha Masazhat kanë qenë gjithmonë diçka që gratë e kanë dëshiruar, madje kur masazhet janë bërë edhe me aroma dhe vajëra të ndryshme ishte një ëndërr e bërë realitet. Depilimi me sheqer Askush nuk e di se e kujt ishte ideja që të përdoret sheqeri për depilim, por dihet se kjo ide daton qysh para shumë shekujsh. Kremi me lule kaçe Kremi me lule kaçe e bën lëkurën e butë dhe të shkëlqyeshme. Maskat me mjaltë Mjalti ka disa veti që njihen se kanë shumë efekt në bukurinë e grave. Maskat me vezë Janë disa receta që në thelb kanë vezët, maskat me vezë i bëjnë flokët e shkëlqyeshme dhe më të shëndosha. Gjethet e lakrës Ky truk është përdorur nga nënat që japin gji për qindra vjet. Lakra lehtëson dhimbjet dhe inflamacionet kur vendoset drejtpërdrejtë në lëkurë.