Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

A e ka harruar bota Nepalin që u godit nga tërmeti?

NULL NULL
28.07.2015 19:20

Foshnja Sonit mori vëmendjen e gjithë botës, kur u tërhoq i gjallë pas 22 orëve nga gërmadhat pas tërmetit në Nepal.

Pasi u tërhoq nga gërmadhat, foshnja u vendos në krahët e të ëmës e cila ishte shumë e lumtur që kishte në gjirin e saj foshnjen e saj të cilën e kishte kërkuar në mënyrë të çmendur derisa kishtë dëgjuar të qarën e tij nën shumë gërmadha.

Ky lajm mori vëmendjen e gjithë botës dhe u bë kryetitull i shumë mediave.

Rasmila, nëna e djaloshit Sonit kishte marrë shumë premtime se do t’i ofrohej ndihëm materiale dhe morale pas kësaj katastrofe, transmeton Klan Kosova.

Por në një intervistë dhënë MailOnline, ajo ka treguar se bota e ka harruar.

“Pas tërmetit, kohërat ishin shumë të vështira. Ne jemi gjallë por nuk kemi shtëpi, punë e as para për të blerë ushqim”  tha ajo.

Ajo ka treguar se në momentin kur ndodhi tërmeti me magnitudë prej 7,8 shkallë djali i saj ishte duke fjetur ndërsa ajo ishte larguar për të blerë ushqim dhe për foshnjen po kujdesej motra e tij 10 vjeçare, Soniya, transmeton Klan Kosova.

Sonila tregoi se në momentin kur u dridh gjithçka, ajo mendonte vetëm për fëmijët e saj dhe kishte vrapuar shpejt në shtëpi.

Foshnja kur u gjet u pa se kishte shpëtuar mrekullisht pasi mbi shtratin e tij kishte rënë një karrige e metalit e cila kishte ndaluar që tullat dhe strukturat e tjera të binin mbi të.

Kur foshnja nuk ishte gjendur, të gjithë mendonin se ai kishte vdekur por Sonila tregon se ajo nuk kishte rreshtur së kërkuari dhe ishtë bërë si e çmendur.

Ajo ka shfaqur edhe momentet e saj rrënqethëse kur ka marrë në duar djalin e saj i cili ishte tërhequr nga gërmadhat.

“Sapo e mora në krahë, ai ishte i mbuluar në pluhur dhe nuk dihej nësë ishte gjallë. Unë e thirra “Babu” që nënkupton “bebi i vogël” dhe ishte emri që unë e thërrisja”

nepal 3

“Foshnja ime qeshi dhe në atë moment e dija se është gjallë, madje unë akoma prej këtij moment e thërras kështu”

nepal 1

“Të gjithë më thonë se jam me shumë fat, është një mrekulli dhe duhet të jetë e tillë se askush ndoshta nuk do t’i mbijetonte kësaj”

“Ai duhet të jetë fëmiu special i Zotit”

Fotografitë e mrekullueshme të momentit të shpëtimit të Sonit  ishin shpërndarë në të gjitha mediat botërore ndërsa sot  ai dhe familja e tij jetojnë një realitet të hidhur.

“Bota na ka harruar. Është shumë e vështirë të kthehesh në jetë kur për pak sekonda të shkatërrohet gjithçka që kë ndërtuar tërë jetën” tha ajo.

Ajo ka treguar se fillimisht kanë jetuar në një tendë por më pas kjo u bë shumë e vështirë për shkak të gjendjes shëndetësore të foshnjes së saj ndërsa momentalisht ajo është duke qëndruar në një shtëpi të mikes së saj e cila nuk është e përfunduar ndërsa edhe paratë për ushqim dhe gjëra të tjera elementare i merr nga familjarët dhe miqtë e saj, transmeton Klan Kosova.

Ajo thotë se momentalisht është e shqetësuar që të ketë një strehë për të birin e saj ndërsa më vonë do të mund të mendojë për arsimimin dhe edukimin e tij në të ardhmen.

“Kur të rritet ai, dua të bëhet mjek” tha ajo.

E për këtë dëshirë ajo e ka një arsye të veçantë.

“Kur ai lindi, unë u detyrova të kisha një lindje cezariane dhe para se mjeku të priste barkun tim më pyeti nëse dua të jetojë unë ose i biri im”

“Unë i thashë të dy, dhe në të dy mbijetuam”

“Mendoj se ai pas këtyre ngjarjeve, do t’i mbijetojë çdo gjëje në jetë…të paktën kështu uroj”

Tërmeti që ndodhi në Nepal, mori më shumë se 9000 jetë njerëzish.

 

nepal 2

nepal 5

nepal 4

 

 

 

 

lajme të ngjashme