Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haradinaj: Hendbollistët e Kosovës do të arrijnë majat e hendbollit botëror

NULL NULL
20.12.2018 16:12

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në shënimin e 65 vjetorit të themelimit të Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Me këtë rast Haradinaj, tha se  Qeveria e Kosovës i gëzohet  jo vetëm sukseseve të sotme, por edhe mbajtjes gjallë të traditës, dëshmisë së rrugëtimit që kemi bërë, nga kemi ardhur deri këtu ku jemi sot.

“Ngjarja juaj e sotme, e 65 vjetorit të Federatës së Hendbollit të Kosovës edhe për mua është shumë domethënëse. Me Rregulloren e re të kategorizimit, në 2019-ën buxheti do të shkojë deri në 300 mijë euro që Qeveria ia ka ndarë Federatës së Hendbollit të Kosovës, buxhet ky që në vitin 2018 ka qenë 230 mijë euro”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar se synimi i Qeverisë është rritja e përkrahjes në kategorinë e subvencioneve dhe investimeve kapitale, dhe në tre vjetët e fundit është shënuar rritje që shkon deri në 50 për qind të rritjes së buxhetit për sport, investime kapitale dhe subvencione”.

Shefi i ekzekutivit shtoi se Ligji për sponzorizim edhe pse me vështirësi do të inkorporohet në Ligjin e ri për tatimin mbi korporatat dhe do t’i mundësojë të hyra substanciale sportit në përgjithësi, njofton Zyra për Informim e Qeverisë së Kosovës, përcjellë Klan Kosova.

Kryetari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraqini, me rastin e 65 vjetorit të institucionit që ai drejton tha se

“Gjenerata dhe individë të shumtë defiluan dhe u angazhuan gjatë 65 vjetëve të kaluara dhe se mundi, dashuria dhe sakrifica e tyre për sportin më atraktiv bën që ne sot të jemi krenarë dhe të nderuar me arritjet që janë bërë nga mijëra individë gjatë këtyre dekadave të kaluara.

lajme të ngjashme