Justin Timberlake anulon koncertin pas problemeve me kordat zanore NULL NULL 25.10.2018 09:00 25.10.2018 09:00 Justin Timberlake e ka anuluar koncertin e tij në qytetin e New Yorkut që ishte paraparë të mbahej natën e të mërkurës. Këtë e bëri të ditur vet Timberlake përmes një postimi në Instagram duke treguar se arsyeja pse e ka shtyrë këtë koncert është fakti se kordat zanore i ka “shumë të dëmtuara”. “Më vjen keq t’iu njoftoj se më duhet ta shtyejë koncertin e sotëm në MSG, për shkak të urdhrit nga mjekët. Kordat e mia zanore janë shumë të dëmtuara”, ka shkruar ylli i muzikës pop. Megjithatë, ai u ka premtuar të gjithë fansave të tij se koncertin do ta mbajë megjithatë, një ditë tjetër, transmeton Klan Kosova. “Koncerti i radhës do të jetë në ditën e ditëlindjes time, më 31 janar. Më vjen shumë keq që më duhet ta anuloja këtë koncert, por jam i emocionuar që do t’iu shohë së shpejti”, ka thënë më tutje Timberlake në postimin e tij. View this post on Instagram A post shared by Justin Timberlake (@justintimberlake) on Oct 24, 2018 at 1:26pm PDT Këngëtari i shumë hiteve ka qenë shumë i angazhuar së fundmi. Libri i tij i ri “Hindsight & All the Things I Can’t See in Front of Me” do të publikohet më 30 tetor. Timberlake në një deklaratë të mëhershme kishte thënë se libri flet për “njerëz dhe momente të rëndësishme” në karrierën e tij. Ai po ashtu pati thënë se ky libër flet edhe për bashkëshorten e tij, aktoren Jessica Biel, dhe djalin e tyre Silas (3).