Timothee Chalamet dhe Lily-Rose Depp në lidhje? NULL NULL 02.10.2018 23:30 02.10.2018 23:30 Çift i ri në Hollywood? Timothée Chalamet dhe Lily-Rose Depp u panë shumë të afërt në qytetin e New York-ut. Sipas një burimi që ka folur për revistën Us Weekly, ata dukeshin sikur një “çift i ri, shumë i dashuruar”. “Ata po shëtisnin së bashku, derisa ai u ndal dhe e tërhoqi atë afër vetes. Madje, ata edhe u puthën, në rrugë”, ka thënë ky burim i lartpërmendur. Aktori 22 vjeçar dhe modelja 19 vjeçare, që është e bija e aktorit Johnny Depp dhe Vanessa Paradis, së fundmi kanë përfunduar xhirimet për filmin e tyre të ri në Netflix, The King. Ylli i “Call Me by Your Name” më herët ka qenë i lidhur me vajzën e Madonnës, Lourdes Leon. Ai kishte thënë më herët në një intervistë për revistën W, në muajin janar, se koncepti i “një takimi dashurie” ishte “një fjalë shumë e frikshme”. Lily, në ndërkohë, ka qenë e lidhur me modelin britanik Ash Stymest, për dy vjet. Ata u ndanë në muajin prill. Në ndërkohë, në vitin 2016, aktorja sqaroi preferencat e saj seksuale pasi u ngritën dyshime. “U keqinterpretua, gjithçka. Shumë njerëz e kuptuan si një shfaqje të preferencave të mia seksuale, por ky nuk ishte qëllimi. Unë po e bëja këtë në mënyrë që njerëzit të mos kufizojnë dhe kufizohen nga preferencat seksuale. Shumë njerëz, kohëve te fundit, nuk po e përcaktojnë se çfarë preference seksuale kanë dhe kjo është në rregull”, kishte thënë ajo për revistën Nylon.