Si po i ecën rehabilitimi Demi Lovatos? – Përgjigjet motra e saj NULL NULL 02.10.2018 16:30 02.10.2018 16:30 Aktorja Madison De La Garza, e cila është motra e vogël e Demi Lovatos, ka folur për mënyrën se si po i shkon rehabilimi këngëtares, pas mbidozës që pësoi, transmeton Klan Kosova. ‘Demi është mirë, ajo po bëhet më të vërtetë mirë. Po punon seriozisht dhe jemi tepër krenarë për të. Ka qenë e vështirë për familjen tonë, por kemi kaluar çdo gjë së bashku dhe dua të them nëse e lexoni librin e nënës time do ta dini. Jemi kaq mirënjohës për gjithçka, edhe për gjërat e vogla’. Pastaj, Madison u pyet se çfarë do të bëjë me Demin pasi ajo të dalë nga rehabilitimi. ‘Jam vërtetë e emocionuar, ka kaq shumë gjëra për të bërë’, u përgjigj ajo.