Cardi B sërish do të përballet me akuza NULL NULL 01.10.2018 16:30 01.10.2018 16:30 Cardi B njoftohet se do të kthehet sërish në polici pas një incidenti që ndodhi gjatë muajit gusht në një strip klub në Queens të New York-ut, transmeton Klan Kosova. Me sa duket, Cardi ishte e pranishme në performancën e Offset në këtë klub, kur dy banakiere u sulmuan. TMZ raporton se reperja do të duhet të paraqitet në gjykatë dhe mund të akuzohet si dikush që e urdhëroi sulmin. Një burim i Cardi B thotë se sulmi nuk ishte i paramenduar por gjithçka ndodhi pasi dikush hodhi një gotë. Rep-artistja nuk do të arrestohet por mund të përballet me akuza për rrezikshmëri dhe sjellje të çrregullt.