Strategji ndihme për njerëzit me ankth NULL NULL 04.07.2018 18:15 04.07.2018 18:15 Lidhja afatgjate me ankthin, i trefishon rreziqet e prekjes nga sëmundjet e zemrës. Bëni një jetë aktive 50% e njerëzve me ankth, thonë se stërvitja ndihmon në lehtësimin e simptomave. Reduktoni sasinë e kafeinës që merrni në ditë Ajo stimulon lirimin e adrenalinës, gjë e cila mund t‘i shkaktojë simptomat ose t’i përkeqësojë ato. Kontrolloni nivelin e sheqerit në gjak Rritjet e uljet e nivelit të sheqerit në gjak ndikojnë në prodhimin e hormoneve të stresit, si për shembull adrenalina. Pushoni herë pas here Ankthi ka natyrë akumuluese, si uji që mbush një gotë – nëse nuk e zbrazni rregullisht, ajo do të dredhet, kështu që duhet të merrni kohë çdo ditë për t’u çlodhur, shkruan bota.al: 20 minuta frymëmarrjeje qetësuese, çdo ditë, mund të zvogëlojë ankthin dhe të uli nivelin e kortizolit të stresit në ditë, raporton një studim kinez. Aplikoni kura bimore Vaj i livandos, nga ai i cilësisë farmaceutike, mund të ndihmojë në reduktimin e aktivitetit të tepërt të trurit në lidhje me ankthin, thonë shkencëtarët vjenezë.