Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ismaili njofton se Emergjenca po renovohet

NULL NULL
30.05.2018 10:01

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka njoftuar se nisur renovimi  i Klinikës së Emergjencës në QKUK.

“Klinika e Emergjencës në QKUK, është një ndër klinikat më të ngarkuara gjatë ditës. Qindra qytetarë tanë nga i gjithë vendi kërkojnë ndihmë mjekësore për problemet e tyre aty. Megjithatë, ka kohë që kjo klinikë është në gjendje jo të mirë dhe nuk ka pasur asnjë investim në të”

” Ditë më parë ne kemi nisur rinovimin dhe blerjen e pajisjeve të shumta që kanë munguar në këtë klinikë. Shumë shpejt kjo klinikë do të transformohet në një vend më të denjë për ofrimin e shërbimeve për qytetarët tanë, duke marrë një pamje tërësisht tjetër. #PërShëndetësinëQëDuam #Reforma”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.

lajme të ngjashme