Pati argument të nxehtë me prindërit, 12 vjeçari përdor kartelën familjare dhe ikën në Bali NULL NULL 24.04.2018 17:30 24.04.2018 17:30 Një 12 vjeçar nga Australia ka shokuar familjen e tij pasi mori një vendim të pazakontë qysh kur pati një argument të ashpër me prindërit e tij. Familja australiane mbeti e tmerruar kur kuptuan se djali i tyre ishte zhdukur, madje me vete u kishte grabitur edhe kartelën familjare të kredisë, njofton Klan Kosova. Në një gjendje të tillë, Drew kishte udhëtuar i vetëm për një aventurë të re në Bali. Nëna e tij tha se djali i tyre nuk e pëlqente asnjëherë fjalën ”jo”. Fillimisht Drew u kishte thënë prindërve se po shkonte në shkollë, por ai u kishte marr me vete dhe karten e kreditit e po ashtu kishte mashtruar gjyshen e tij për t’i dhënë pasaportën e tij personale, njofton Klan Koosva. Ai ishte në gjendje ta bënte këtë duke hulumtuar linjat ajrore australiane që lejojnë të miturit të udhëtojnë vetëm me një ID dhe pasaportë të studentëve, në vend që të kërkojnë një letër nga një prind ose kujdestar. 12 vjeçari ka thënë se gjatë rrugëtimit të tij ai asnjëherë nuk ishte pyetur se pse ai po udhëtonte i vetëm pa shoqërinë e prindërve apo kujdestarit. “Ata thjesht kërkuan letërnjoftimin dhe pasaportën time për të dëshmuar se jam mbi 12 vjeç dhe se jam në shkollë të mesme” ka deklaruar ai. Para arritjes në Bali, Drew kishte rezervuar dhomë në një hotel. Pas mbërritjes, ai u tha stafit se motra e tij do t’i bashkohej atij më vonë, duke i bindur ata që të lejonin që ai të kontrollohej herët. Duke folur për një çështje aktuale të Australisë, nëna e tij, Emma tregoi se si ndihej kur e kuptoi se djali i saj kishte arritur të largohej nga vendi. “E tronditur, e lodhur. Nuk ka asnjë fjalë për të përshkruar atë që ndjeva kur zbuluam se ai kishte ikur jashtë shtetit” tha ajo. Pasi zbuloi se ai kishte udhëtuar jashtë vendit, Emma shkoi në Bali për të tërhequr Drew. Ai përfundimisht kaloi katër ditë vetëm në Bali ndërsa të gjitha këto Drew i konsideroi një aventurë fantastike.