Dorëhiqet kryetari i Gjykatës në Mitrovicë NULL NULL 14.02.2018 13:08 14.02.2018 13:08 Kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Nikolla Kabashiq, ka ofruar dorëheqjen nga pozita e tij. Burime të Klan Kosovës marrin vesh se dorëheqja e tij është depozituar në Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe se i njëjti këshill po diskuton mbi këtë çështje. Arsyet e kësaj dorëheqjeje nuk dihen akoma. Nikolla Kabashiq është emëruar në krye të kësaj gjykate disa muaj më parë kur u bë integrimi i gjyqësorit të veriut brenda institucioneve të Kosovës, në bazë të marrëveshjes për drejtësi të arritur mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.