Binjakët me ngjyrë të ndryshme të lëkurës NULL NULL 04.07.2015 22:12 04.07.2015 22:12 Bobby dhe Riley George, janë binjakë. Po t’i shikosh nuk do të besoje kurrë se janë vëllezër, e leje më binjakë, transmeton Klan Kosova. Kjo sepse Bobby dhe Riley kanë ngjyrë të ndryshme të fytyrës. Ata kanë lindur 30 minuta pas njëri- tjetrit, dhe lëkura e tyre nuk dukej gjithmonë ndryshe. “Ata dukeshin shumë të njëjtë në fillim, sa që më përziheshin”, është shprehur nëna e tyre Abigail Tongue. Binjakët filluan që të jenë ndryshe nga njëri tjetri pas gjashtë jave. Ngjyra e lëkurës së Riley, filloi që të bëhej më e errët me kalimin e javëve. Prindërit e tyre, janë AbigailTongue 22 vjeçe e cila është e bardhë, dhe Richard Geroge 26 vjeç, me ngjyrë. “Kur ajo ishte shtatëzënë, ne gjithmonë bënim shaka se njëri nga fëmijët do të ishte me ngjyrë si unë, e tjetri i bardhë sikur Abbie, por kurrë nuk kam menduar se do të ndodhte njëmend”, është shprehur babai i binjakëve. Mjekët thanë se shansi për të lindur dy binjakë me ngjyrë të ndryshme të lëkurës, është një në një milion.