Zakonet e njerëzve që qëndrojnë mirë financiarisht NULL NULL 03.07.2015 22:30 03.07.2015 22:30 Të kesh stabilitet financiar në jetë, kërkon disiplinë dhe shprehi financiare. Askush nuk dëshiron që të ketë mungesë parash për shkak se është presion edhe emocional edhe psikologjik. Është më mirë që gjendja financiare të kontrollohet para se paratë të na rrëshqasin nga duart. Prandaj, është e rëndësishme që të mësohen disa gjëra nga njerëzit që qëndrojnë stabil me financat. Ata nuk shpenzojnë me impulsivitet Të shpenzosh me impulsivitet, do të thotë të bësh shopin dhe të hash në restauronte pa u ndalur, deri në momentin që të mbarojnë paratë. Personat që dinë si të jenë stabil financiarisht, nuk shpenzojnë për gjërat që nuk iu duhen. Kursejnë para Njerëzit e tillë, shpenzojnë më pak se që fitojnë. Mund të kujdesesh mjaft shumë për paratë tua, dhe të mos shpenzosh. Kontrollojini mirë financat tuaja. Mësoni se si të menaxhoni me paratë që keni dhe mbulojini nevojat tuaja me aq sa keni në dorë. I shënojnë shpenzimet Njerëzit që kanë stabilitet financiar i monitorojnë mirë shpenzimet e tyre. Ju për cdo javë ose për çdo muaj mund t’i shënoni gjërat në të cilat keni shpenzuar para. Kjo do të ju ndihmojë që ta shihni se si i harxhuat ato. Investojnë Investimi është një zakon që e kanë këta njerëz. Ata investojnë që ta sigurojnë të ardhmen e tyre. Zakonisht ata ruajnë para për ndonjë qëllim që kanë ose për pensionim. I eliminojnë kreditë Qëllimet për kredi, nuk janë të njëjta. Kreditë për studime apo për investime, janë të dobishme dhe fitimprurëse, por kreditë për tu shpenzuar në luks apo gjëra të tjera të panevojshme, janë të jashtëzakonisht të dëmshme. Personat me stabilitet financiar i eliminojnë ato.