Burri që u skllavërrua për 22 vjet, rikthehet në shtëpi NULL NULL 02.07.2015 21:30 02.07.2015 21:30 Të gjithë e dimë që historia e filmit që fitoi Oscar, 12 Years a Slave, është e vërtetë. Por, edhe në shekullin XXI fatkeqësisht ka ende njerëz që trajtohen si skllevër. E tillë është edhe historia e Myint Naig, i cili ishte larguar nga shtëpia në vitin 1993, për të punuar në Tajlandë. Por, ai nuk u kthye në shtëpi për 22 vite sepse u skllavërua, transmeton Klan Kosova. Gjithë çfarë dëshironte, Myint Naing, ishte të kthehej në shtëpi. Herën e fundit kur ai bëri këtë kërkesë, gati sa nuk vdiq nga rrahjet. Për vite të tëra ishte detyruar që të punonte në një anije në Indonezi. Netët e tij ishin të mbushura me ëndrra për nënë e motrat e tij, që kishte vite pa i parë. Çdo vit mijra punëtor emigrant si Mying, mashtrohen e më pas shiten e trajtohen si skllav. Kjo është një tregti brutale që është zhvilluar për dekada të tëra, në ujërat e Azisë Juglindore, ku kompanitë mbështeten në skllevër për t’i furnizuar me pesh supermarketet në të gjithë botën. Në vitin 1990, babai i Myint kishte vdekur teksa po peshkonte, duke e lënë kështu atë si të vetmin përgjegjës për familjen edhe pse ishte vetëm 15 vjeç. Ai kishte bërë shumë punë, derisa një ditë një njeri e vizitoi lagjen e tij, duke i treguar për vende pune në Tajlandë. Ai dhe disa burra të tjerë të rinj u mashtruan dhe vendosën që të shkojnë. Ai kishte diskutuar shumë me nënën e tij, sepse ajo refuzonte që Myint të shkonte për punë në një vend që nuk e njihte. Tash 22 vite pas, Myint është kthyer në shtëpinë e tij si një burrë 40 vjeçar. “Jeta ime ishte shumë e rëndë dhe më lëndon shumë kur e mendojë” “Gjithmonë kam menduar nëse do e njihja nënë ose motrat”, shprehet Myint. Kur u kthye në shtëpi tashmë si një burrë i rritur e jo më një adoleshent, nuk mund të i mbante emocionet. Më në fund ai i pa fytyrat që i shihte vetëm në ëndërr.