Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Toni Kuka fton të gjithë kandidatët e Pejës që të japin ofertën për sportin

NULL NULL
25.09.2017 09:31

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës në Xhudo, Driton Kuka ka bërë një thirrje ndaj të gjithë sportistëve që t’i shohin me kujdes premtimet e kandidatëve për kryetar të komunave.

Specifikisht, ai ka bërë ftesë për të gjithë kandidatët e qytetit të Pejës që të shpalosin ofertën e tyre për sportin, përcjellë Klan Kosova.

“Sa për ilustrim po i potencoj dy premtime që i kam dëgjuar apo lexuar dhe atë:
Fatmir Gashi kandidat i AAK premtoj buxhet për klubet e qytetit të Pejës 400.000 Euro fjala është për subvencione kurse sot e lexova që
Sabiha Shala Kandidate nga PDK premtoj 1,5 për qind të Buxhetit të Komunës për klubet Sportive”.

“Po pres me padurim që edhe Kandidati i LDK Gazmend Muhaxheri të flet për subvencionim të klubeve me shifra konkrete!
Bashkim Nurboja profesori i nderuar kandidat i VV si dhe Reshat Nurboja kandidati i Alternativës thuajeni mendimin e juaj rreth Sportit por konkret ju lutem,komuniteti Sportiv i etshëm të dëgjoj ma shumë për Sportin!”, ka shkruar ai në Facebook.

“Edhe kandidatët tjerë për Kryetar shpresoj që të shpalosin programet e tyre për sportin!
Sporti Pejan ka medalje të artë Olimpike, s’ka asgjë më lartë në Sport që mund të arrihet!”, ka përfunduar ai.

lajme të ngjashme