Kurti: Nuk do ta bëjmë ushtrinë pa diskutuar me Tiranën NULL NULL 06.07.2017 22:05 06.07.2017 22:05 Pretendenti për Kryeministër vendi nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se me qeverisjen e tij, ushtria e Kosovës do të bëhet në partneritet me Shqipërinë e Kroacinë. Në Zona e Debatit në Klan Kosova, Kurti thotë se Presidenti i vendit Hashim Thaçi deshi të sjell befasi tek të tjerët për çështjn e transformimit të FSK-së, derisa shton se Vetëvendosje nuk është e interesuar të befasojë partnerët por kriminelët. Tutje Albin Kurti, tha se me qeverisjen e tij ushtrinë nuk do ta bëjë pa u diskutuar me Tiranën, transmeton Klan Kosova. ”Iniciativat e mëhershme për formimin e ushtrisë, kanë hasur në murin ndërkombëtar”. ”Qeveria jonë nuk do t’i befasojë faktorët ndërkombëtarë, por do ti befasojë kriminelët”. ”Nuk ka kuptim që ushtrinë e Kosovës ta bëjmë duke befasuar aleatët dhe partnerët tanë”. ”Ne Ushtrinë do ta bëjmë me partneritet me Shqipërinë e Kroacinë. Ata e kanë të pasqaruar cështjen e Bosnjës në raport me Serbinë. Absolutisht s’jemi të intersuar ta befasojmë dikë”. ”Problemi i Thaçit ishte të befasojë të gjithë, e në fund u pa që nuk ishte aq cështje serioze dhe hoqi dorë prej saj”. ”Ne do ta bëjmë ushtrinë sic duhet e jo të bëjmë piar me të. Ushtria mund të shpërbëhet brenda natës por jo të bëhet. Nuk mund t’bësh ushtri pa fol me Tiranën e pa fol me NATO-n”. ”Jam i bindur që Qeveria jonë do të marr kohën e nevojshme e do të fillojmë menjëherë për ndërtimin e Ushtrisë, por ky ndërtim i ushtrisë nuk nënkupton se mund të bëhet nesër”.