Alban Skënderaj: Kënga “Vetëm ty” pati impakt revolucionar NULL NULL 22.01.2017 20:00 22.01.2017 20:00 Një ndër të ftuarit e ditës së sotme të emisionit “E Diell” ka qenë këngëtari Alban Skënderaj. Në qendër të intervistës së drejtuar nga Adi Krasta, ka qenë karriera e suksesshme e Albanit, përjetimet e tij ndër vite si dhe projektet e tij për të ardhmen. Një nga përgjigjet më interesante të këngëtarit ishte ajo që lidhej me këngën që sipas tij ka pasur impaktin më të fortë emocional tek ai vetë, si dhe tek publiku. Edhe pse kanë kaluar rreth 12 vite dhe shumë hite në karrierën e tij të pasur që atëherë, Albani u shpreh se ishte kënga “Vetëm ty” ajo që mban rekordin. “Ishte kënga ime e parë. Vështirë të tejkalohet ai sukses, shkruan blitz.al, përcjellë Klan Kosova. Ishin një sërë rrethanash që ndikuan por mund të them se reagimi që solli ajo këngë ishte ‘revolucionar’!” – u shpreh këngëtari për këngën me të cilën fitoi edicionin e dytë të “Top Fest”. Përveç kësaj, Albani ka dashur të përmend edhe këngën “Unë dhe ti” të publikuar në vitin 2016, për të cilën tha se ka një domethënie shumë të madhe për të, pasi rrëfen një jetë të tërë të ndarë me një person tjetër, me atë të zemrës.