Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kanye West ri-planifikon turneun e anuluar

NULL NULL
22.01.2017 22:00

Duket se Kanye West ka vendosur t’i ri-caktoj datat e tij të anuluara më parë për turneun e tij në Mbretërinë e Bashkuar.

Kthehemi në nëntor të vitit 2016-të kur Kanye anuloi datat e mbetura nga turneu i tij “Saint Pablo” pas një përçarje me Beyonce dhe Jay Z, para se të shtrohej në spital.

Pas kësaj, datat për UK dhe Evropë u anuluan, por tani, në bazë të E! News, reperi duket se ka vendosur për të vazhduar turneun e tij pasi ai po ndjehet më mirë, transmeton Klan Kosova.

“Kanye ka disa projekte të papritura të cilat do të bëhen të ditura shumë shpejt, që përfshijnë muzikë dhe koncerte në pranverë. Plus që ai është duke punuar në linjën e tij të modës dhe disa bashkëpunime të tjera”, shpjegoi një burim.

 

lajme të ngjashme