Familja e të plagosurit në Drenas: Policia shtiu me armë (VIDEO) NULL NULL 12.06.2015 20:58 12.06.2015 20:58 Në Drenas sot gjatë ditës është plagosur Fadil Shishani. Ngjarja ndodhi kur në derën e familjes Shishani trokitën policët dhe zyrtarët e gjykatës për ta ekzekutuar vendimin që banesa t’i lirohet familjes Buzhala. Se kush në kënd shtiu i pari ende nuk dihet, por Fadil Shishani u dërgua në mjekim intensiv, derisa policia e prangosi të birin e tij, Shkëmbin. Familjarët e këtyre të dyve thonë se ishte policia ajo që shtiu me armë, transmeton Klan Kosova. Policia në raportin e saj për rastin pohon se u paraqit në vendin e ngjarjes tek pasi u raportua për të plagosur. Por, forcat e rendit akuzohen se nuk vepruan si duhet, përderisa nuk e siguruan vendin. Familja Shishani këmbëngul se banesa i takon asaj derisa ta gjejë një zgjidhje banimi, kurse të drejtën për këtë ia dha Komuna e Drenasit. Kronikë nga Dafina Smajli.