Helikopteri i ndërtuar nga mishi i kalit NULL NULL 10.06.2015 10:41 10.06.2015 10:41 Qyteti i Kumeratu në provincën ruse Bashkortostan është i njohur për fabrikën e e helikopterëve ndërsa mishi i kalit njihet si një delikatesë rajonale, sipas International Business Times UK, transmeton Klan Kosova. Për të shënuar përvjetorin e themelimit të qytetit disa njerëz shkuan përtej dhe vendosën që ta krijojnë modelin më të madh të helikopterit, por me salçiçe të mishit të kalit. Edhe pse ky model i avionit nuk mund të fluturojë, ai i ka të gjitha paisjet qëi ka një helikopter standard. Deri më tani, Amerika ka ndërtuar skulpturën më të madhe nga salçiçet ndërsa Reuters ka raportuar se të gjitha salçiçet e përdorura në këtë model janë prodhime lokale dhe organike. klankosova.tv