Peticion për ndalimin e shpuarjes së veshëve NULL NULL 09.06.2015 22:56 09.06.2015 22:56 Një peticion për të ndaluar shpuarjen e veshëve për më të vegjlit është aktualisht duke fituar një tërheqje shumë të madhe. Këtë peticion e ka filluar një grua e quajtur Susan Ingram dhe po bën thirrje që të këtë një moshë ligjore për shpuarjen e veshëvë të fëmijëve. Susan kishte shkruar : ‘’Pse është kjo e rëndësishme, kjo është një formë mizore për fëmijë sepse ka dhimbje të forta dhe poashtu edhe frikë për fëmijë që iu është shkaktuar pa nevojë. Kjo nuk shërben asgjë tjetër veq se të kënaqën vetë prindërit. Kjo formë duhet të ketë ligj!!!’’. Në këtë peticion kishte mbi 24.558 mijë nënshkrime. Komentet në peticion kanë treguar se njerëzit janë duke e përkrahur këtë çështje shumë fortë. Një grua e quajtur Linda tha: ‘’Pajtohem, duhet të jetë një moshë minimale e ligjshme për këtë gjë’’, ndërsa dikush tjetër i quajtur Claire M tha: ‘’Shpuarja e veshit tek fëmijët është abuzim’’.