Shtëpia e tmerrshme: Pronari përdor banjon për të hedhur mbeturinat (FOTO) NULL NULL 04.10.2016 20:48 04.10.2016 20:48 Fotografi të tmerrshme janë publikuar që tregojnë një shtëpi, ku qiramarrësi ka përdorur banjon e tij për të lënë mbeturinat dhe ushqimin e kalbur, transmeton Klan Kosova. Në fotografitë e postuara shihen dyert e dëmtuara ndërsa tualeti i tejmbushur me mbeturina në shtëpinë e David Fyles në Ormskirk. Qiramarrësi 49 vjeçar është dëbuar nga banesa pasi në një seancë dëgjimore në Liverpool në Gjykatën e Qarkut, policia tha se kishte vizituar pronën. Kushtet në këtë shtëpi një oficer i ka përshkruar si “kushtet më të këqija të jetesës” që ai kishte parë që 30 vjet.