Një personi në Shkodër i vendosen lëndë plasëse në automjet – policia jep detaje NULL NULL 06.07.2026 17:05 06.07.2026 17:05 Sot në fshatin Gimaj në Shkodër, dyshohet se në automjetin në pronësi të L. F. është vendosur një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse. Si pasojë, janë shkaktuar dëme materiale, ndërkaq shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. “Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve”./A2Cnn