10 ligjet kundër grave që ende ekzistojnë NULL NULL 13.09.2016 15:14 13.09.2016 15:14 Ka dekada të tërë që shumë persona luftojnë për barazi gjinore. Por ka shumë vende në botë të cilat nuk i respektojnë të drejtat e grave kështu madje ata kanë edhe ligje kundër të drejtave të njeriut, transmeton Klan Kosova. Më poshtë mund t’i lexoni disa nga ligjet më absurde kundër grave që fatkeqësisht ekzistojnë në shumë vende të botës. Gratë e martuara mund të përdhunohen nga burrat e tyre Në Bahamas është legale që burri të kryejë marrëdhënie seksuale me gruan e tij pa dëshirën e saj, mirëpo kushti i vetëm është që gruaja e tij të jetë mbi moshën 14vjeçare. Madje në Singapore kushti për të kryer marrëdhënie seksuale me gruan pa dëshirën e saj është që ajo të jetë mbi 13vjeç. Gratë mund të rrëmbehen Në Lebanon, secili burrë që e rrëmben dhe e përdhunon një grua mund t’i shpëtojë dënimit për aq kohë sa ai martohet me viktimën. Në Maltë, autori mund të shpëtojë pa asnjë ditë burgim nëse pranon që të martohet me viktimën. Gruaja mund të vritet për tradhti Në Egjipt, burri mund ta vrasë gruan e tij nëse ai e kap atë duke kryer aktin e tradhtisë bashkëshortore. Njëjtë është edhe në Siri, pra nëse një burrë vret gruan, motrën, nënën ose vajzën e tij duke kryer marrëdhënie seksuale “të pamoralshme”, dënohet me maksimum shtatë vjet heqje lirie. Gruaja mund të rrihet Në Nigeri, burri ka të drejtë legjitime që ta rrah gruan e tij nëse nuk e “rrah shumë”. Gruaja nuk mund të largohet nga shtëpia kur ajo dëshiron Burrat në Afganistan dhe Jemen munden që ligjërisht t’ua ndalojnë gruave të tyre që të dalin nga shtëpia. Burrat zgjedhin e ku mund të punojnë gratë Në shtete si Cemeroon dhe Guinea, burrat kanë kontroll absolut në atë se ku gratë e tyre lejohen të punojnë. Gratë nuk mund të divorcohen Në Izrael, kurorëzimet dhe shkurorëzimet mbëhen nën ligjin rabinik, i cili thotë se divorcet mund të bëhen vetëm pas kërkesës së burrit. Dëshmia e një gruaje është praktikisht e pavlerë Në Pakistan, dëshmitë e dhëna nga një grua vlejnë sa gjysma e një burri Gratë nuk lejohen të vozitin Ky është një ligj shumë i njohur në vendet e Arabisë Sudite, ligj që ndalon rreptësisht një grua të vozitë.