Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shteti s’tutet

NULL NULL
03.09.2016 19:05
Mustafa: Mund të frikësohet dhe të luhatet ndonjë individ por jo shteti.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, u ka bërë me dije kundërshtarëve të tij politikë se ai dhe institucionet e Kosovës nuk do të lëkundën në rrugën shtetërore.

Mustafa ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se nuk e kanë ndërmend të ndalen as pas “kërcënimeve, presioneve dhe ultimatumeve”, njofton Klan Kosova.

“Nga kushdo qofshin ato, nuk do të bëjnë punë”, shkruan kryeministri.

“As arsenali shumë i rrezikshëm për jetën e qytetarëve, sidomos të policëve tanë, që u zu dhe u prezantua para qytetarëve, nuk i lëkund institucionet e shtetit”.

“Mund të frikësohet dhe të luhatet ndonjë individ por jo shteti”.

Mustafa ka edhe një porosi.

“Demarkacioni do të ndodhë, Asociacioni sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, reformatimi dhe shume procese të tjera”.

Gjithsesi, kryeministri thotë se “do të japin përgjegjësi para ligjit të gjithë ata që e dhunojnë dhe e terrorizojnë vendin”.

klankosova.tv

 

lajme të ngjashme