Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Luftë për pronësinë e kitarës së Kurt Cobaine

NULL NULL
06.07.2016 16:39

Kitara e famshme e Kurt Cobain, që ka vlerë multi-milion dollarëshe – kitara e fundit në të cilën ai luajti para se ta vriste veten – është bërë problem i madh për vajzën e tij, Frances Bean Cobain, shkruan TMZ, transmeton Klan Kosova.

Ajo do të divorcohet nga bashkëshorti i saj Isaiah Silva, mirëpo problemi në këtë mes është kitara. Bashkëshorti i Frances, vajzës së të famshmit Kurt Cobaine, ka thënë se ia kishte dhuruar atë kitarë atij, si dhuratë martese.

070516-sub-1959-martin-3

Kitara D-18E, është instrumenti i famshëm në të cilin ai ka dhënë një shfaqje epike në “MTV Unplugged”. Ky instrument akustiko-elektrik, është dicka sikurse “kupa e shenjtë” për fansat e Nirvana’s.

Mirëpo, Francis në gjykatë e ka mohuar t’ia ketë dhënë Isaiah kitarën dhe do që ai t’ia kthejë për një arsye të mirë.

Dikur ajo vlente 1 milion dollar, ndërsa tani ekspertët thonë se vlera e saj mund të jetë shumë shumë më e madhe.

 

 

lajme të ngjashme