Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E tmerrshme: Vrau ish të dashurën, burri jetoi me kufomën e saj për muaj të tërë

NULL NULL
16.07.2026 13:33

Një 42-vjeçar është dënuar me burgim të përjetshëm pasi vrau ish-të dashurën e tij duke dhe më pas jetoi për muaj të tërë me trupin e saj, ndërsa përpiqej ta copëtonte dhe ta fshihte.

Matthew Lewinski vrau Courtney “Jerri” Winters, 52 vjeçe, dhe e la trupin e saj në vaskën e banjës në vitin 2020. Më vonë, ai e zhvendosi në bodrumin e banesës, ku hoqi pjesë të trupit të saj në përpjekje për të fshehur dhe zhdukur gjurmët e krimit, shkruan Daily Star, transmeton Klankosova.tv.

Ngjarja makabre u zbulua vetëm pasi Lewinski u gjet duke ecur nëpër pallat vetëm me të brendshme dhe u dërgua në spital. Kur familjarët e tij hynë në apartament, ata zbuluan mbetjet mortore të viktimës në bodrum.

Lewinski u shpall fajtor për vrasje të planifikuar, zhvendosje dhe gjymtim të trupit të pajetë, si dhe fshehje të vdekjes së një personi, pas një gjyqi pesëditor në Mount Clemens, Michigan, SHBA.

Gjatë procesit gjyqësor, prokuroria tha se çifti, i cili ishte ndarë më herët, kishte pasur një konflikt pasi Courtney kishte shkuar në shtëpinë e Lewinskit dhe i kishte treguar se kishte kryer një abort.

Sipas dëshmive në gjykatë, mes tyre kishte pasur një përleshje fizike, gjatë së cilës ishin shkëmbyer goditje dhe Courtney e kishte kafshuar Lewinskin. Më pas, ai e kishte mbytur atë./Klankosova.tv

Matthew Lewinski and his murdered ex-partner Courtney “Jerri” Winters

lajme të ngjashme