Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndahet nga jeta Bernie Worrell

NULL NULL
25.06.2016 17:45

Bernie Worrell, një nga themeluesit e grupit Parliament-Funkadelic, vdiq nga kanceri në mushkëri të premten, më qershor 24. Ai ishte 72 vjeçar, transmeton Klan Kosova.

Muzikanti legjendar zbuloi se ai u diagnostikua me kancer të mushkërive në janar. Pavarësisht diagnozës, ai mbeti në sy të publikut, duke marrë pjesë në një koncert masiv prillin e kaluar.

Më parë këtë muaj, gruaja e tij, Judie Worrell, tha në një deklaratë në Twitter se shëndeti i tij ishte përkeqësuar shpejt.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, gruaja e tij njoftoi se pianisti i dashur vdiq në mesditë të premten.

Worrell, kishte studiuar piano që në moshën tre dhe koncertin e tij të parë e ka pasur që në moshën tetë vjeçare.

Ai ka lënë pas gruan e tij, Judie.

 

lajme të ngjashme