Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arratia merr fund: Shqiptari i dënuar për drogë në Itali kapet në Durrës (VIDEO)

NULL NULL
02.08.2026 11:36

Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Durrës me qëllim ekstradimin drejt Italisë, ku është dënuar me 6 vjet burg për trafikim të lëndëve narkotike.

Policia e Shtetit bëri të ditur se, në kuadër të operacioneve për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, shërbimet operacionale të Sektorit për Kërkimin FAST Albania, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, lokalizuan, identifikuan dhe ndaluan shtetasin Gentian Lika, 50 vjeç, lindur në Kavajë.

Sipas njoftimit zyrtar, Lika ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Romës, me vendim të muajit mars 2025, e ka dënuar me 6 vjet burgim për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, sipas legjislacionit penal italian, shkruan Top Channel transmeton Klankosova.tv.

“Shërbimet operacionale të Sektorit për Kërkimin FAST Albania, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, bënë të mundur lokalizimin, identifikimin dhe ndalimin, me qëllim ekstradimin, të shtetasit Gentian Lika”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Më tej, policia bën të ditur se procedurat për dorëzimin e tij tek autoritetet italiane kanë nisur.

“Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet homologe italiane, po ndjek procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë”, njofton Policia e Shtetit.

lajme të ngjashme