Meteorologu Shala: Fenomeni “Omega Bllok” çoi temperaturat në ekstrem në Evropë (VIDEO) NULL NULL 01.08.2026 10:37 01.08.2026 10:37 Temperatura e larta kanë sfiduar kontinentin evropian gjatë gjithë verës së këtij viti. Gjermania, Franca, Spanja dhe Italia u përballën me temperatura që detyruan autoritetet në ngritin alarmin e kuq në disa zona të territorit të tyre, transmeton klankosova.tv. Meteorologu Valdrin Shala në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, tha se kjo gjendje që ka kapluar Evropën Perëndimore është për shkak të fenomenit “Omega bllok”. “Kjo gjendje që po mbretëron gjatë kësaj vere është për shkak të fenomenit ‘Omega bllok’, që është pozicionuar mbi Evropën Perëndimore. Kur kemi pozicionim të ‘Omegës bllok’ ose masa anticiklonike që shtrihet me një zonë të caktuar si për shembull që u shtri tërë verën shumicën e kohës në Evropën Perëndimore, atëherë janë të dy anët e kundërta. Ana e djathtë edhe ana e majtë midis Omegës bllok ka me vazhdu me pas më të paqëndrueshëm, do thotë komplet pjesa e Evropës Perëndimore i ka pasur edhe temperaturat më të larta, Spanja, Portugalia, Franca edhe Gjermania ka shënuar dhe rekordin e ri. Nëse nuk gaboj rekordin e të gjitha kohërave e ka shënuar deri në 42 gradë Celcius. Po ashtu Franca deri në 45 gradë nëse nuk gaboj, dhe kështu ju ka afruar vlerave rekordit historik. Ndërsa Kosova ose rajoni jonë, pjesa e Ballkanit, ka pasur temperatura më të ulëta në krahasim me vitet e kaluara”, tha ai.