Plagoset aksidentalisht me armën e tij në Viti, policia ia konfiskon pistoletën NULL NULL 01.08.2026 11:15 01.08.2026 11:15 Një person ka mbetur i lënduar pasi dyshohet se është plagosur aksidentalisht me armën e tij në fshatin Tërpezë të Vitisë. Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 31 korrik 2026, rreth orës 10:30, kur një mashkull kosovar dyshohet se është plagosur në dorë pasi pistoleta i ka shkrepur aksidentalisht. I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Gjilan. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar pistoletën me karikator, tre fishekë dhe një gëzhojë, të cilat dyshohet se janë përdorur në incident. Pas përfundimit të trajtimit mjekësor dhe intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, në konsultim me prokurorin. “Fsh. Tërpezë, Viti 31.07.2026 – 10:30. I dyshuari mashkull kosovar, ka pësuar lëndime, pasi dyshohet se të njëjtit i ka shkrepur aksidentalisht pistoleta dhe i ka shkaktuar lëndime në dorë. I dyshuari është dërguar për tretman mjekësor Spitalin Rajonal në Gjilan, ndërsa njësitet policore në shtëpinë e të dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar pistoletën me karikator, 3-fishekë dhe 1-gëzhojë, të cilat dyshohet se e ka përdorur i dyshuari. I dyshuari pas tretmanit mjekësor dhe intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”.