Kurti viziton Kalludrën, ku po zhvillohen gërmime për varrezë masive NULL NULL 01.08.2026 11:59 01.08.2026 11:59 Foto: RTK Në ditën e pestë të kërkimeve për zbardhjen e një prej plagëve më të rënda të luftës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po viziton Kalludrën e Zubin Potokut. Atje, tash e pesë ditë po zhvillohen gërmime për mbetjet mortore të shqiptarëve të vrarë, të fshehur në një varrezë masive në këtë lokacion, raporton RTK.